Sport
Prishtina njofton për gjendjen e Davis, i cili u lëndua në gjysmëfinale të Superkupës
Demokracia
15:57 | 22 Shtator 2023

Share:

KB Sigal Prishtina ka dhënë një njoftim zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të Steven Davis.

Basketbollisti, i cili erdhi si përforcim këtë sezon te prishtinasit, pësoi një lëndim në gjysmëfinalen ndaj Trepçës, në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Pas ekzaminimeve u konstatua se ai kishte pësuar dislokim të gishtit të madhe të dorës.

Tani, sipas njoftimit të kryeqytetasve, Davis pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

“Njoftim për gjendjen shëndetësore të lojtarit Steven Davis

Lojtari i skuadrës, Steven Davis gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës, Sigal Prishtina – Trepça kishte pësuar një lëndim të cilit i është dashur intervenimi i stafit mjekësor.

Pas ndeshjes, janë bërë ekzaminimet e mëtejme ku ka rezultuar se lojtari ka pësuar dislokim të gishtit të madh të dorës dhe se pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme”.

Të ngjashme