OpEd
Profesori Krasniqi i drejtohet Qeverisë Kurti: Jeni ba me ju kajtë Rahoveci
Demokracia
18:18 | 20 Shtator 2023

Share:

Profesori universitar, publicisti e shkrimtari, Milazim Krasniqi ka komentuar mbështetjen që SHBA-ja ia ka thënë emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi ironizoi me kritikat që Qeveria e Kosovës po i drejton ndaj emisarit të BE-së. Ai tha se janë “bë me ju kajtë Rahoveci”.

“Ambasadori Hovenier: “SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike.” Çka me u thanë tjetër Amelika? Tybe jeni ba me ju kajtë Rahoveci”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme
OpEd • 05 Maj 2025