Lajme
Në Serbi flasin për përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-së në dialog
Demokracia
12:37 | 18 Shtator 2023

Share:

Komentatori i politikës së jashtme, Sinisha Ljepojeviq, ka thënë sot për Tanjug se nuk ka gjasa që Amerika të marrë drejtpërdrejt negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Demokracia.

Ai ka theksuar se i gjithë projekti i Kosovës është projekt amerikan dhe se negociatat e mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve, të organizuara nga BE-ja, janë zhvilluar nën kontrollin amerikan dhe me iniciativën amerikane.

“Nuk ka gjasa që Amerika t’i marrë drejtpërdrejt ato negociata. Shfaqet një problem formal, me çfarë kapaciteti dhe autoriteti Amerika, si një vend i vetëm, dikton dhe merr përsipër negociatat për një problem kaq të rëndësishëm, sepse në fund të fundit, BE-ja, cilado qoftë ajo, formalisht ka një legjitimitet sepse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE dhe në rrugën evropiane”, shpjegoi ai, përcjell Demokracia.

Të ngjashme