Lajme
Kurti i futet konspiracioneve, Lajçak kishte marrëveshje me Vuçiqin
Demokracia
11:11 | 18 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, katër ditë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i ka njoftuar popullin se çfarë ndodhi në atë takim.

Kurti edhe gjatë kësaj konference shfaqi paranojat e tij dhe u fut në teori konspirative, duke e akuzuar ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se para takimit kishte pasur marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Demokracia.com.

“U ekspozova përballë një skenari të cilin zotëri Lajcak dukej se e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova presidentit të Serbisë dhe dy përfaqësuesve evropianë një plan të sekuencimit, i cili në fakt është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë. Presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar, Të dytë thanë se ky plan është shumë jorealist dhe se e vetmja rrugë është zbatimi i pasekuencuar”, tha Kurti sot në konferencë.

Kurti hodhi akuza të rënda ndaj ndërmjetësit evropian.

“E kuptova që ai dokument i Serbisë, ishte shndërruar në qëndrim të lehtësuesit Lajçak.  Lajçak dhe Vuçiq duket sikur të kenë qenë të koordinuar me një qëllim të vetëm të bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni.”, tha Kurti.

Ai tha se nuk kishte shtuar e as shpikur asgjë dhe se çdo gjë ishte miratuar më 18 mars, me marrëveshjen e Ohrit.

Kurti tha se u refuzua në sikron nga Lajçak e Vuçiq.

Të ngjashme