Lajme
Digjen pyjet në Fushë Bulqizë
Demokracia
19:48 | 17 Shtator 2023

Share:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Koçaj në Fushë Bulqizë, në vendin e qujtur “Ura e livadheve të karajt”.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka djegur me dhjetëra hektare pyje dhe kullota.

Terreni i vështirë e ka bere të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Për këtë arsye eshte kërkuar ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet të jetë nje zjarrvënie e qëllimshme.

Të ngjashme