Lajme
Kundërkandidati i Xhafer Tahirit për kryetar të degës së LDK-së, Lahu: Rezultati u përmbys mbrëmë në kafiteri
Demokracia
17:36 | 17 Shtator 2023

Share:

Dega e LDK-së në Vushtrri sot mbajti Kuvendin Zgjedhor për kryetar, ku Xhafer Tahiri u zgjodh kryetar dege, ani pse procesi u kontestua nga një pjesë e madhe e strukturave dhe aktivistëve të kësaj partie.

Kundër kandidat i Xhafer Tahirit ishte Adnan Lahu, asamblisti më i votuar për Kuvendin Kuvendin Komunal dhe ish drejtori i Kadastrit në mandatin e Xhafer Tahirit si kryetar komune, transmeton VeriuInfo.

Lahu edhe pse nuk arriti ta fitoj garën, përmes një reagimi i ka falenderuar gjithë ata që e mbështeten, por ka thënë se faktikisht mbrëmë në Prishtinë është përmbysur rezultati, duke lënë të kuptohet për pazare politike të bëra nga fituesit.

Postimi i Adnan Lahu:

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Vushtrri mbajti sot kuvendin e X zgjedhor.

Si kandidat për kryetar dege, ju falenderoj të gjithëve për mbështetje.
Jam shumë krenar për vendimet dhe qendrimet që kam marr.

Rezultati u përmbys mbrëm në kafiteri të Prishtinës.

Nga frika se po humbin gjithçka, bënë marrveshje dy grupet të cilat deri dje ishin kunder njera tjetrës.
Madje marrveshje edhe me ata që vet i kanë përjashtuar.

Publikimi i listës së Kryesisë dhe koha do i vertetoj të gjitha.
Gjithëpërfshirje 😉

Urime ✌️✌️

Të ngjashme