Lajme
Dyshohet edhe për dy të vdekur tjerë në një aksident në Pejë
Demokracia
23:17 | 16 Shtator 2023

Share:

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktimat ishin këmbësorë të cilët dyshohet se janë goditur nga vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.

Nga Policia e Kosovës ende s’kanë dhënë detaje.

Kujtojmë që nata e sotme ishte e kobshme për vendin tonë, pasi vetëm pak më parë Sinjali raportoi edhe për dy aksidente tjera tragjike, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë lënduar dy të tjerë

Të ngjashme