Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës, kontributit dhe qytetarisë së tyre, ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti.
“Ne jemi pjesë aktive në jetën publike, me të drejta të barabarta dhe kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shtetit zviceran – qoftë edhe përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në zgjedhje lokale dhe nacionale – si votues apo si kandidatë”, ka shkruar ai në Facebook raporton Shekulli.info
Xhaka mes tjerash ka thënë se përfshirja e partive politike të Kosovës në zgjedhjet zvicerane, në rastin konkret e Kryeministrit të Kosovës, nuk i shërben kësaj harmonie, në fakt, kjo ndërhyrje mund të jetë vetëm e dëmshme, duke hutuar mërgatën dhe përçarë opinionin.
“Bashkëatdhetarët tanë duan dhe duhet të jenë të lirë që të votojnë sipas bindjeve të tyre – pa direktiva të cilat mund të lëndojnë edhe raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme, për secilin shqiptar që jeton në Zvicër, që të mbështesë këdo prej kandidatëve nga të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhje.
Është fat i mirë që çdo ditë e më shumë po rritet numri i kandidatëve shqiptarë për poste politike”, ka thënë shkruar ai.
Xhaka ka ftuar të gjithë akterët politik në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të sillen konform përgjegjësive që u takojnë, sepse animi dhe ndërhyrja e partive politike nga Kosova në zgjedhjet e Zvicrës nuk i shërben interesave te bashkëatdhetarëve.