Lajme
Kurti shkon në dialogun ku bëri marrëveshje që “e la të hapur mundësinë që statusi i Kosovës të rinegociohet në të ardhmen me Serbinë”
Demokracia
09:33 | 14 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një kohe po rikthehet në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, për t’u ulur në tryezën e dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Herën e fundit kur ishte në Bruksel, më 27 shkurt, Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, i njohur ndryshe si Plani Evropian apo edhe si Marrëveshja Bazë, e cila përbëhet nga 11 Nene, disa prej të cilëve janë llogaritur tepër problematike. Kjo marrëveshje ka edhe pjesën e saj integrale që njihet si Aneksi i Ohrit (18 mars 2023).

Në Aneksin e Ohrit, të dyja palët, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, shkruan Demokracia.com.

Marrëveshjet e pranuara nga Kurti janë kundërshtuar fuqishëm në Kosovë. Në mesin e zëra kritikë është edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i cili ka folur vetëm pak ditë pas takimit të Ohrit.

Hasani ka tronditur Kosovën kur ka thënë se kryeministri Albin Kurti me këtë marrëveshje e ka lënë mundësinë që statusi i Kosovës të rinegociohet në të ardhmen.

“E para: e ka lënë çështjen e statusit potencialisht në bisedë në të ardhmen mu rihap e mu diskutu me shtetin serb. E dyta i ka dhënë vulë në nivel të BE-së se ka marrë detyrim për t’i legalizuar këtë edhe të gjitha marrëveshjet e tjera që nuk janë zbatuar ose janë zbatuar gabim. E treta bëhet fjalë për autonomi territoriale.”, tha Hasani.

Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit kosovar Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ka lëvizur shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Tronditë Enver Hasani: Kurti e la të hapur mundësinë që statusi i Kosovës të rinegociohet në të ardhmen me Serbinë

Hasani ka qenë kritikë edhe në rastet tjera. Ai ka para ngjashmëri të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, mes Kurtit dhe Vuçiqit, me idetë e akademikut famëkeq serb Dobrica Qosiç. /Demokracia.com/

Enver Hasani sheh ngjashmëri te Marrëveshja e Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit, me idetë e akademikut famëkeq serb Dobrica Çosiq

Të ngjashme