Maroku është goditur nga një prej tërmeteve më të fuqishëm që ka përjetuar ndonjëherë.
Tërmeti vrau qindra njerëz (të paktën 1 mijë e 37 viktima), shkatërroi ndërtesa historike dhe detyroi shumë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Banorët në qytetet e mëdha raportuan britma “të padurueshme” ndërsa tërmeti i fortë bëri kërdi në të gjithë kombin e Afrikës Veriore, me humbje të çdo lloji që priten të rriten, nga njerëzit në ato ekonomike.
Ja çfarë dihet deri tani:
Sa i fuqishëm ishte tërmeti?
Mediat marokene raportuan se ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin deri më tani.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballë dhe tha se ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometra.
Ndërkohë, qendra gjeofizike e Marokut tha se tërmeti goditi me magnitudë 7.2 ballë.
Sa persona janë prekur?
Të paktën 1 mij[ e 37 të vrarë dhe 672 të plagosur, sipas mediave shtetërore marokene. Shumica e të vdekurve janë në zona malore të vështira për t’u arritur, shkruan AP.
Tërmeti është më vdekjeprurësi i vendit që nga një lëkundje e vitit 2004 pranë al-Hoceima, në malet veriore Rif, ku humbën jetën më shumë se 600 njerëz.
Kur ndodhi?
Tërmeti goditi pas orës 23:00 me orën lokale (22:00 GMT) të premten në mbrëmje, sipas USGS-së.
Ku ka goditur?
Tërmeti u ndje në të gjithë vendin duke përfshirë provincat al-Haouz, Ouarzazate, Marrakesh, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.
Ku ishte epiqendra e saj?
Epiqendra e tërmetit ishte pranë vendpushimit të skive të Oukaimeden-it në malet Atlas, rreth 75 kilometra nga Marrakech-i.
Çfarë dëmesh janë raportuar deri më tani?
Banorët në Marrakech raportuan se disa ndërtesa u shembën në qytetin e vjetër, i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pamjet e murit të qytetit mesjetar treguan të çara të mëdha në një pjesë me rrënojat e shtrira në rrugë.
Turistët dhe banorët postuan video të njerëzve që bërtisnin ndërsa iknin nga ndërtesat, ndërsa muzika pulsuese e klubit luajti në orët e vona kur ra tërmeti.
Video në mediat sociale tregoi se një pjesë e një minareje u shemb në sheshin e famshëm Jemaa el-Fna në qytetin historik, duke plagosur dy persona.
A kishte pasgoditje?
USGS-ja raportoi një pasgoditje me magnitudë 4.9 që goditi 19 minuta më vonë.
Burra, gra dhe fëmijë po qëndrojnë në rrugë, nga frika e mëtejshme të goditjeve, sipas raporteve të lajmeve.
A është i zakonshëm një tërmet i kësaj magnitude në Marok?
Një tërmet i kësaj madhësie nuk është parë në vend dhe zonat përreth për më shumë se 120 vjet.
“Që nga viti 1900, nuk ka pasur asnjë tërmet M6 [magnitudë 6] ose më i madh brenda 500 kilometrash nga ky tërmet, dhe vetëm nëntë M5 [magnitudë 5] e më shumë”, tha USGS-ja në faqen e saj të internetit.
A është ndjerë tërmeti diku tjetër?
Tërmeti u ndje deri në Portugali dhe Algjeri, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën dhe agjencinë e Mbrojtjes Civile të Algjerisë.