Një deklaratë e sotme e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe një herë akuzat mashtruese dhe të pabaza të kryeministrit aktual, Albin Kurti, gjatë kohës së opozitarizmit të tij, shkruan Demokracia.com.
Në aktivitetin për 24-vjetorin e Policisë Kosovës, ministri Sveçla gjeti arsye se përse nuk po ndodhë ky anëtarësim edhe tani që prej disa vitesh me Qeverinë e Kosovës udhëheq Lëvizja Vetëvendosje. Sveçla, ndryshe nga Kurti dikur, është justifikuar me pengesat politike.
“Sa i takon aftësive së Policisë së Kosovës patjetër që jo vetëm se Policia do të ishte pjesë e Interpolit, por do të ishte një ndër policitë më të mira në Interpol, ashtu siç është policia më e mirë në rajon. Është çështje e pengesave politike, për të cilat të gjithë jemi dëshmitarë”, është jusitifikuar Sveçla.
Lexo edhe:
Sveçla në 24-vjetorin e Policisë: Anëtarësimi në Interpol është çështje e pengesave politike
Por, ndryshe nga ministri i tij, opozitari i dikurshëm Albin Kurti e fajësonte Qeverinë e Kosovës që nuk po arrinte ta anëtarësonte Policinë e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.
“Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t’u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten”, akuzonte e fajësonte Kurti. /Demokracia.com/