Thashethemet për një romancë të mundshme mes Kylie Jenner dhe aktorit Timothée Chalamet më në fund morën një përgjigje, tashmë dyshja janë duke shijuar vërtetë momentet pasionante me njeri- tjetrin.
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u shfaqën së bashku të hënën, në stadiumin SoFi në Los Angeles në koncertin e Beyoncé.
Chris Gardner i Hollyëood Reporter ishte në koncert dhe ishte ai që e pa çiftin në takimi. përmes një postimi në tëitter gazetari ka ybuluar një foto të çiftit dhe ka shkruar se në ditëlindjen e 42-të të Beyoncé u bë zbulimi i madh për lidhjen e tyre.
Biznesmenia 25-vjeçare dhe aktori 27-vjeçar ishin gjithmonë pranë njeri- tjetrit gjatë koncertit duke shijuar këngët e yllit të muzikës. Të shumtë ishin edhe fansat e dyshes që u mrekulluan nga konfirmimi i lidhjes së tyre.
Pak ditë më parë, gazetarët e kapën Jenner-in duke dalë nga vila e Chalamet në Beverly Hills, duke drejtuar makinën e saj. Në koncertin e Beyonce-s u shfaqën edhe personazhe të tjera të famshme si Kim dhe Khloe Kardashian, të cilat nuk u ulën me çiftin, nga sa pamë në foto, çifti Bieber, Zendaya me Tom Holland, si dhe Meghan Markle me Harry-n.
Mark your calendars: On Beyoncé’s 42nd birthday, Timothèe Chalamet and Kylie Jenner made their public debut at SoFi Stadium to see Bey’s Renaissance stop on Sept. 4. Where there’s smoke… 🔥 pic.twitter.com/NUUkqIY8vi
— Chris Gardner (@chrissgardner) September 5, 2023