Lajme
“Italiani” u dërgua për trajtim në QKUK
Demokracia
11:57 | 05 Shtator 2023

Share:

Andi Pajazitit, i njohur me nofkën “italiani” ishte dërguar për vizitë specialistike në Klinikën e Ortopedisë, me lejen e gjykatës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gashi tha se ai u kthye sërish në Burgun e Sigurisë së Lartë.

” ju njoftojmë se bazuar në lejen e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda si dhe nga rekomandimi mjekësorë, me datë 01.09.2023 i pandehuri A.P ka qenë në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së për vizitë specialistike. Pas vizitës mjekësore, të njëjtin e kanë kthyer prap në Institucionin e Burgut të Sigurisë së Lartë”, tha Gashi.

Të ngjashme