Lajme
I moshuari i zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se është mbytur në Devoll
Demokracia
19:34 | 02 Shtator 2023

Share:

Policia e Belshit, në bashkëpunim me palombarët kanë nisur kërkimet në rrjedhën e lumit Devoll, pasi dyshohet se është mbytur një i moshuar.

Kanë qenë familjarët e të moshuarit R. A., 80 vjeç ata që kanë njoftuar policinë se në fshatin Rrenas është mbytur i afërmi i tyre, i cili nuk ishte kthyer në banesë prej dy ditësh.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.

Të ngjashme