Lajme
Turner: SHBA mbështet integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës e Hercegovinës
Demokracia
18:46 | 02 Shtator 2023

Share:

Kongresmeni amerikan, Mike Turner, pas Kosovës dhe Serbisë, vizitën e tij e ka vazhduar edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Turner ka thënë se ka qenë kënaqësi që të takohet me dy anëtarët e Presidencës, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, shkruan Express.

Ai ka thënë se SHBA mbështet integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe karakterin multi-etnik.

“Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e qëndrueshme e integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit multietnik të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme