Një aksident ka ndodhur afër Kino Abc në Prishtinë.
Aty një veturë e Policisë së Kosovës e ka goditur automjetin e llojin Poersche Macan, të cilën po e ngiste xhudistja kampione e botës, Majlinda Kelmendi, raporton Klan Kosova nga vendi ngjarjes.
Televizioni tutje raporton se kjo ngjarje lidhet me vjedhjen në të cilën ndodhi në BKT, vetëm gjysmë ore para përplasjes së veturave.
Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi.