Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka skandalizuar opinionin me një mbështetje që i ka dhënë një shkrimi të gazetarit dhe filozofit të ndjerë Gani Bobi, ku ai flet për mungesën e një diktature për shqiptarët.
Gazetari Driton Dragusha ka shkëputur një pjesë të librit të Bobit, ku thoshte se kaosi në shoqërinë shqiptare organizohet përmes një diktature.
“Kaosi në shoqërinë dhe në jetën e shqiptarëve, prandaj ai duhet të organizohet. Si? Vetë, Diktatura me fryme të re, njajo diktaturë e ndritur do të jetë në gjendje ta thyejë tendencën që kanë shqiptarët për t’i rebeluar çdo përqendrimi, çdo bashkëpunimi, çdollojdisipline dhe koordinimi të fuqive dhe ideve të tyre. Duhet e fortë e më e fortë njajo diktaturë e ndritur për shqiptarët për të cilën nuk shohin “përtej majës së hundës”, të cilët nuk kanë “traditën e të mejtuarit për nesër”, nuk kanë “elementin e përgjithësimit”, “fuqinë e abstraksionit” për t’i dhënë jetës “një kuptim totalitar”. Duhet diktatura me frymë të re në mënyrë që shqiptarët ta ndjejnë “gëzimin e altruismës” dhe ta kenë “mëmn e të gjitha energjive dhe impulsive” –“enthusiasmën”/ Nësë a entuziazmon “dynamisam e djalërisë gjermane”, njaj Gleichschaltung i nacistëve, kjo nuk do të thotë se jemi për hitlerizëm. Jemi për diktaturën e ndritur që rregullon kaosin, që siguron disiplinën, rregullin. Mund të jetë ajo, jo vetëm hitleriane, por edhe ruse, apo italiane. Shkurt: jemi për një naconalizëm realist, që shkrin të gjitha egoizmat dhe harmonizon interest e ndryshme” për hir të atdheut, që na bën një “etë të madhe të disiplinueshme nën nji urdhën e nën një shpirt ndigjese – mbi udhat e vështira të historisë së re“, kishte shkruar Bobi.
E me këto qëndrime është pajtuar deputeti Gola. Ai ka komentuar në publikimin e Dragushës, duke thënë se shoqëria kosovare jeton në kaos, që është më keq se diktatura.
Ai ka vlerësuar se kosovarët abuzojnë me lirinë e shprehjes dhe se i shpërfillin përgjegjësitë.
“Paaftësia e jetesës me lirinë, mungesa e edukimit që të mos abuzohet me lirinë, shpërfillja e përgjegjësive që vijnë në pako me lirinë, me pak fjalë, këto që po i jetojme sot, s’do mend që prodhojnë kaos, i cili eshte pakgje, n’mos hiq, më pak i dëmshëm se sa diktatura”, ka shkruar ai.
“ I ndjeri Bobi operon nen ndikimet teorike të kohës, pra ato marksiste, duke u munduar ta ri dimensionojë politikisht semantikën e diktaturës në një rregullim të tillë shoqëror që sistemon kaosin pa dhunë, ose thënë kontekstualisht, tejkalon problemin historik të shqiptareve: ndasitë e vazhdueshme dhe pamundësinë e unifikimit. Atëbotë, diktatura definohej si sistemi më i arrirë i demokracisë. Kuptohet, kot është ajo punë. Problemi i diagnozuar i Bobit vazhdon. Fatkeqësisht. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm ne diagnozat shoqërore, kulturore e politike të kohës. E shijoja leximin e tij si student”, ka shkruar Gola. /Demokracia.com/