Lajme
DOKUMENT| Përparim Rama angazhon edhe 5 ekspertë, shpenzon 216 mijë euro
Demokracia
15:35 | 01 Shtator 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i angazhojë edhe pesë ekspertë të jashtëm për përfundimin e disa punëve specifike. Angazhimi i tyre do t’i kushtojë komunës mbi 216 mijë euro.

Përparim Rama nuk po mundet t’i përfundojë punët e komunës me stafin që e ka të punësuar aty.

Për përfundimin e punëve dhe projekteve, ai ka vendosur që të angazhojë ekspertë të jashtëm.

Për këtë çështje, Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Rama ka dhënë një tender në vlerë të 216 mijë eurove.

Ky tender është ndarë në disa lote të ndryshme. Loto e parë kap shumën e 42 mijë eurove.

“Angazhimi i 5 eksperteve për punë dhe detyrë specifike, menaxhim të kontratave – Loto 1. Data e dhënies së kontratës 31.08.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 01.09.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 11. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Votim Emini. Vlera e përgjithshme e kontratës, 41,400.00 euro”, shkruan Demokracia.com.

Kurse, loto 2 e këtij tenderi kap vlerën e 43,200 eurove.

“Angazhimi i 5 eksperteve për punë dhe detyrë specifike, menaxhim të kontratave – Loto 2. Data e dhënies së kontratës 31.08.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 01.09.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 11. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Vildane Maliqi. Vlera e përgjithshme e kontratës 43,200.00 euro”.

Ndërkaq, për loton 3 janë dhënë 1 mijë e 200 euro.

“Angazhimi i 5 eksperteve për punë dhe detyrë specifike, menaxhim të kontratave – Loto 3. Data e dhënies së kontratës 31.08.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 01.09.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 11. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Anitë Sadikaj. Vlera e përgjithshme e kontratës 1,200.00 euro”.

Edhe loto numër 4 ka pasur një kosto goxha të madhe. Për të janë dhënë hiç më pak se 43 mijë e 200 euro.

“Angazhimi i 5 ekspertëve për punë dhe detyrë specifike, menaxhim të kontratave – Loto 4. Data e dhënies së kontratës 31.08.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 01.09.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 11. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Kelmend Kastrati. Vlera e përgjithshme e kontratës 43,200.00 euro”.

Komuna ka treguar se ekspertët e angazhuar do të punojnë nga 40 orë në javë.

“Nga data e nënshkrimit të kontratës nga dy palët dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 36 muaj nga kjo datë. I angazhuari do të punojë dyzetë (40) orë në javë, prej të Hënës deri të Premten sipas orarit 08:00-16:00, brenda një periudhe tridhjetë e gjashtë (36) mujore në Komunën e Prishtinës”. /Demokracia.com/

Të ngjashme