Lajme
“Prishtina do të turpërojë dialogun”, Petkoviq me propagandë të rëndë para takimit të 14 shtatorit
Demokracia
11:43 | 01 Shtator 2023

Share:

“Prishtina ka për qëllim turpërimin e dialogut”, ka thënë kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, në një paraqitje kryekëput propagandistike në televizionin serb Pink, dhe kjo mu një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njoftoi për takim të Nivelit të Lartë më 14 shtator.

Petkoviq madje fajëson Perëndimin në raport me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilët shprehet se “e shohin që fajin e ka Prishtina…dhe pavarësisht se thonë që Kurti s’i dëgjon, gjithashtu na thonë se Kryeministri i Prishtinës është zgjedhur nga shumica në Kosovë dhe ka mandatin e tij”.

“Në fakt, ata e lënë të sillet ashtu. Kosova është fëmijë i Perëndimit ndërsa ata nuk e shohin që fëmiu i tyre është përbindësh”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajturë “për Kosovën” në qeverinë serbe.

“As unë e as Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, s’e kemi refuzuar asnjëherë ftesën për dialog, ndryshe nga Prishtina që ka refuzuar disa herë…Prishtina e ka për qëllim të turpërojë dialogun. Çfarë të themi ne kur Asociacioni nuk është themeluar qe 10 vite”, ka thënë Petar Petkoviq.

Të ngjashme