Lajme
Ndalohet një serb në veri
Demokracia
20:12 | 31 Gusht 2023

Share:

Një serb është ndaluar orë më parë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi Zëndësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Megjithatë, Elshani tha se nuk ka të bëjë me arrestim, por vetëm me ndalim, ku ai do të intervistohet nga Prokuroria.

“E kemi ndalu me urdhëresë të Prokurorisë Speciale. Jemi duke e intervistuar. Serbi në fjalë ka të bëjë me Llunën”, ka thënë Elshani.

Mediat serbe raportuan se personi në fjalë është Aleksandar Alagiq, 26 vjeçar, i cili drejton klubin e kikboksit që më parë drejtohet nga Millun Millenkoviq Llune, i cili është arrestuar muaj më parë nga policia kosovare nën dyshime për terrorizëm.

Të ngjashme