Dogana e Kosovës ka gjetur barna të kontrabanduara gjatë kontrollit në pesë barnatore në kryeqytet.
Në tri prej tyre janë gjetur barna pa banderola, të cilat janë konfiskuar menjëherë, njofton Dogana.
“Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve”, thuhet në njoftim.