Lajme
Në shtator pritet të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi
Demokracia
23:12 | 29 Gusht 2023

Share:

Analistët në Prishtinë mendojmë se ky takim mund të sjellë pajtim për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, por jo përmbyllje e temave të mëdha, për të cilat besohet se ende nuk ka gatishmëri.

“Dialogu Kosovë -Serbi nuk mund të përfundoj kaq lehtë, sepse nuk ka pritshmëri që Serbia ta ndërrojë qasjen, të paktën jo me këtë elitë politike. Ka një dykuptimësi në dialog, për Serbinë është vazhdim, ose fazë përpjekje për një status të ri, ndërkohë Kosova pret që normalizim dhe mbyllje të çështjeje të hapura me Serbinë”, tha për RTK-në, analisti Dorajet Imeri.

Edhe Arta Beqaj, njohëse e çështjeve politike thotë se tani janë disa tema në tavolinë, përfshirë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kuptohet që ata (serbët) nuk duan normalizim, ata duan kaos…qasja e tyre është për tension dhe jo normalizim. Këtu është për t’u vlerësuar qasja e Kurtit, i cili tregon se është pro të gjitha nismave që çojnë drejt normalizimit”, tha ajo.

Derisa Kurti po kërkon zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe të aneksit të saj, që u arrit në Ohër, kryeministrja serbe përsëri e bëri të qartë se Serbia, pavarësisht marrëveshjeve të arritura, nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ndërkohë kryeministri Kurti, përveç zbatim të marrëveshjeve të arritura, kërkon që ajo përfundimtare të ketë në qendër njohjen reciproke mes dy shteteve.

Të ngjashme