Lajme
Pas deklaratës së presidentit Macron, çunaku i Qeverisë e qetëson Kosovën
Demokracia
18:49 | 29 Gusht 2023

Share:

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, në një postim në Facebook, i ka reaguar me nervozizëm opozitës lidhur me shqetësimet e tyre për paralajmërimet e Macronit se çështja e vizave për Kosovën mund të rishikohet, nëse nuk ka përkushtim për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Shqetësimin e opozitës lidhur me këtë çështje, Kadiu ka thënë se e ka të vështirë ta besojë, duke i akuzuar partitë opozitare se ishin ato që “lanë këtë proces të bllokuar”, ndonëse është fakt i njohur botërisht që kauzat e rreme të Vetëvendosjes dhe përdorimi i dhunës si mjet politik e kishin bllokuar procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë i Kadiut:

Paradoksal shqetësimi i partive opozitare e alarmi i tyre për liberalizimin e vizave. Këta që herë thonin ka ndodh dje, herë pardje, që mashtruan e thanë shumë të pavërteta, e dhanë premtime e shfaqje boshe.

Një brengë e vështirë për t’u besuar, duke qenë se vjen nga ata që e lanë këtë proces të bllokuar, që veç premtonin e ama nuk realizonin gjë. Koha na ka treguar që në lidhje me këtë proces, ia kanë huqur çdo deklarate apo parashikimi që e kanë bërë.

Njëherë thanë që nuk do mund ta bëni liberalizimin, pastaj thanë që është meritë e tyre, më vonë akuzuan Qeverinë që duke liberalizuar vizat do e zbraznin Kosovën. Tash opozita prapë është kthyer tek pika fillestare e shpresës që nuk do fillojë me 1 janar lëvizja pa viza.

Ajo që është faktike është kjo: Procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua nga Qeveria Kurti, përmes punës intensive diplomatikisht e argumenteve e raporteve në bindjen e vendeve që ishin skeptike për të votuar pro dhe arritur konsensusin. Vendimi u nënshkrua me 19 prill, e tashmë ka hyrë në fuqi. Qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.

Të ngjashme