Lajme
Analisti ironizon me fjalimin e Kurtit në Blend, e krahason me fjalimin historik “I have a Dream…”
Demokracia
10:53 | 29 Gusht 2023

Share:

Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Forumin e Blendit, i cili ka entuziazmuar përkrahësit e VV-së.

Këtë fjalimin ai e ka krahasuar me fjalimin e njohur të ish-aktivistit për të drejtat e njeriut në SHBA, M. L. King Jr.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar 28 gushti shënon dy fjalimet më të rëndësishme në histori.

“28 gusht 1963, M. L. King Jr.: “I have a Dream…” 28 gusht 2023, A. Kurti: ‘Support in Kosova for EU is 94%, in Serbia is like 35%…’ 28 gushti shënon dy fjalimet më të rëndësishme në histori”, ka shkruar Haliti.

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Bledit në Slloveni, ka entuziazmuar anëtarët e lartë të Vetëvendosjes dhe vartësit e pushtetit. Ata janë krenuar me fjalimin e Kurti teksa ideologët e VV-së, kanë shfrytëzuar rastin që të sulmojnë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ata të Amerikës dhe të gjithë që nuk e “duartrokasin” Kurti.

Fjalimi i Kurti në Bled të Sllovenisë u prit me disa duartrokitje. Dhe ka mjaftuar kjo gjë që vartësit e pushtetit e përkrahës të tij që të bëjnë analiza se si zyrtarët e lartë të BE-së dhe të SHBA-së, nuk e dëgjojnë Kurtin.

Të ngjashme