Është liruar Alil Demiri, i cili dje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.
“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”.
“Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.
Avokati Berisha edhe dje ishte i bindur se ndalimi dhe arrestimi i Demirit ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe përbënte cenim flagrant të të drejtave ligjore dhe kushtetuese ndaj tij.
Berisha tha mbrëmë se Demiri nuk mund të ekstradohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi kërkesa e autoriteteve maqedonase është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.
“Alil Demiri u arrestua dhe ndalua në menyrë të kundërligjshme, bazuar në një urdhër interpoli për çështje e cila tashmë është trajtuar nga gjykata jonë. Kërkesa e autoriteteve të RMV-së për ekstradimin e tij tashmë është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.
Ai nuk mund të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut dhe jam i bindur që ai nesër do i kthehet familjes dhe miqve të tij”, u shpreh Berisha.