Lajme
Droni rus shkatërron institucionin arsimor në Ukrainë
Demokracia
11:23 | 23 Gusht 2023

Share:

Një dron rus ka shkatërruar një institucion arsimor në rajonin Sumy, ka thënë zyra administrative e zonës, raporton Skynews.

“Sot në orën 10:05 në qytetin Romny, një mjet ajror pa pilot rus i tipit “Shahed” (dron i prodhuar nga Irani) goditi një institucion arsimor. Për fat të keq, godina e institucionit është tërësisht e shkatërruar”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram.

Nuk dihet nëse ka pasur viktima, apo cilat grupmosha kanë studiuar në institucion.

Të ngjashme