Lajme
Djalit të anëtarit të Zhutave ia vjedhin BMW’në në Gjakovë, lypë ndihmë për ta gjetur
Demokracia
13:43 | 22 Gusht 2023

Share:

Mbrëmë në Gjakovë është vjedhur vetura e mërgimtarit, Atdhetar Jahjaga.

Atdhetari është djali i Bekimit, i cili është pjesë e grupit të njohur muzikor “Zhutat”.

Ai ka thënë se veturën e ka parkuar mbrëmë tek një qebaptore pranë dhe kur është zgjuar nuk e ka gjetur aty.

“Marakli mbrëmë e kam parku kerrin në Gjakovë para qebatores Tim, dhe sot në mëngjes nuk është makina. Ju lutem që e shihni diku lajmëroni”, ka shkruar ai në Facebook, në grupin e njohur “Marakli të kerreve”

Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka ndonjë informacion të lajmëroj në numrat mëposhtëm.

Të ngjashme