Akademik Bahri Beci ka vdekur të dielën në moshën 86-vjeçare.
Akademik Beci ishe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se akademik Beci ishte një personalitet me veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike e bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada.“Ai është autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike”- thuhet në njoftimin e ASHSH-së për vdekjen e akademik Becit.