Lajme
Arrestohet në Viti personi i dënuar me burgim, dërgohet në vuajtje të dënimit
Demokracia
19:58 | 16 Gusht 2023

Share:

Stacioni Policor Viti sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar).

Policia njofton se ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’.

“I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

Të ngjashme