Lajme
Pritja e Albin Kurtit, pas kryetarit të Çairit, edhe Bilall Kasami thirret në stacion policor
Demokracia
17:53 | 15 Gusht 2023

Share:

Njëjtë sikurse edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, edhe ai i komunës së Tetovës, Bilall Kasmi është ftuar në stacion policor.

Siç raportojnë mediat atje, arsyeja kryesore është organizimi dhe pritja që ju bë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar.

Një nga arsyet është shfaqja e flamurit me Shqipërinë etnike në koncertin në Tetovë.

Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit, Visar Ganiu.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe emërtimi i një rruge me emrin e “Adem Demaçit”, në Çair të Shkupit ka nxitur reagime.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka bërë të ditur se nisur një iniciativë për ndërrimin e emrit të kësaj rruge dhe kthimin e emrit të mëparshëm “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Më 11 gusht, Kurti mori pjesë në dy ngjarje në Çair dhe Tetovë, komuna të banuara me shumicë shqiptare.

Presidenti maqedonas, Pendarovski, më 13 gusht tha se “organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për shkak të injorimit të simboleve shtetërore, por edhe për shkak të vendosjes së ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha”.

 

Të ngjashme