Lajme
FOTO| Transformimi drastik – Pas 41 vjetësh rinovohen për herë të parë shkallët te Posta e Madhe
Demokracia
09:02 | 13 Gusht 2023

Share:

Deri këto ditë, të kaloje shkallët e Postë së Madhe në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet ishte sfidë më vete, pasi të njëjtat si pasojë e mos-investimit ishin goxha të dëmtuara.

Mbajtësja e tyre pothuajse qëndronte kot, pasi nuk kryente asnjë funksion, ndërsa shkallët vështirë se mund të vërehëshin ku e kanë fillimin e mbarimin, raporton Gazeta Sinjali.

Qytetarët e vendit, për vite me radhë adresuan ankesa në Komunën e Prishtinës ku shprehej rrezikshmëria që kishin për t’u kaluar këto shkallë në secilën stinë. Por, që nga viti 1982 kur u ndërtuan, investimi i parë për to u bë vetëm pas 41 viteve.

Dhjetor 2021

Kalimtarët e rastit, për media shpesh ishin shprehur se në këto shkallë “mundesh me thy këmbën, e kokë”, “mundesh me mbet invalid”, “dimrit për neve pleqëve zi e ma zi”, e deklarata të ngjashme.

Anipse Qeveria Komunale aktuale kishte premtuar që ky transformim do të kryhej me fillimin e sezonit pranveror, por të njëjtat përfunduan në mesin e sezones verore, rreth 10 muaj pasi u hoqën kockat e vjetra.

Të ngjashme