Lajme
“I përkushtuar, shumë institucionalist”, Rashiq flet për zv/ministrin e tij serb që ishte pjesë e luftës
Demokracia
21:45 | 08 Gusht 2023

Share:

Nenad Rashiq, ministër i për Kthim dhe komunitete ka folur për emërimin e Radojica Radomiroviqin si zv/ministër më 25 maj të këtij viti, por ditë më parë u raportua se ai ka qenë pjesë e luftës.

Rashiq e ka quajtur këtë zv/ministër  si të përkushtuar dhe shumë institucionalist.

“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm”, ka thënë ai në Kanal 10.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Radomiroviqi nuk ka qenë i përfshirë në operacione luftarake, por ka punuar në staf civil si kontabilist.

 

Të ngjashme