Raportohet se disa persona kanë shkruar grafite me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Suhodoll i epërm të Mitrovicës.
Po ashtu grafite të tilla ka pasur edhe në tabelat treguese të fshatit.
Rasti është duke u hetuar, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Fsh. Suhodoll i epërm, Mitrovicë, 06.08.2023 – 10:50. Raportohet se person-a të dyshuar të pa njohur kanë shkuar grafit me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e QKMF-së dhe në tabelat treguese të fshatit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.