Lajme
Bajrami për tragjedinë: Kryesit të dënohen, rrezik mbajtja e armëve pa leje
Demokracia
12:41 | 05 Gusht 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka ngushëlluar familjen dhe shoqërinë e të ndjerit, ndërsa ju uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Besoj fort se kryersit e kësaj vepre makabre do të marrin dënimet meritore. Institucionet të vetëdijesohen se posedimi i armëve pa leje është rrezik potencial jo vetëm për mbajtësit, por për gjithë shoqërinë andaj të gjithë të angazhohen me tërë potencialin që ta adresojnë këtë çështje”, theksoi Bajrami.

Ndër të tjera ajo shtoi se: “Të vetëdijesohemi se edukata e mirë, forcimi i lidhjeve tona në shoqëri si dhe dhe kuptimi i çmimit të jetës së tjetrit ndikon në parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”.

Ndërsa po ashtu ajo bëri thirrje që në këto momente që qytetarët të qëndrojnë pranë viktimave dhe familjarëve të tyre, dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Të ngjashme