Ish-menaxheri i reperit Fero, Met Elshani ka reagur, pas deklaratave të reperit se ish-labeli kanë blerë klikime për të.
Reperi Fero i cili në fillimet e karrierës ishte pjesë e labelit ‘On Records’ ka akuzuar ish-menaxhmentin se kanë blerë klikime në këngët e tij për të “rritur” suksesin.
Për këtë ka reagur ish-menaxheri i tij Met Elshani, përmes një postimi në Instagram, shkruan Demokracia.com.
Ai ka thënë se labeli On Records ka qenë shumë korrekt me publikun.
“Asgjë për të dëshmuar, unë vetëm mund të them: Që me para mund të blesh gjithçka përveç zemrës së pastër, shpirtit të pastër dhe inteligjencën e një njeriu që e pështyn në dorën që i dha buk”, është shprehur ai. On Records ka qenë më shumë se korrekt me publikun, mediat dhe fansat, dhe asnjëherë nuk ka bërë dredhira si shumë si shumë të tjerë duke u viktimizuar nga mediat dhe fansat”.
Meti tutje është shprehur se përgjigjja e tyre ka qenë gjithmonë ‘jo’ për të blerë klikime, edhe nëse artistat kanë dashur. /Demokracia.com/