Xhensila Myrtezaj po vjen me një projekt të ri, por nuk ka të bëjë me muzikën.
Krahas muzikës, ku çdo vit renditet në krye të toplistave me hitet e saj, këngëtarja e mirënjohur po e gjen veten të angazhuar dhe në fusha të tjera.
Ajo është duke punuar për linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, si dhe do të hapë një klinikë estetike në Tiranë, sipas “Prive”, shkruan Demokracia.com.
Vetë Xhensila nuk ka dhënë detaje dhe ka preferuar ta mbajë surprizë këtë detaj të rëndësishëm.
Përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i saj ishte hiti i verës së kaluar “Panorama”, ndërsa ajo ka njoftuar se është në gjirime për klipin e saj të ri. /Demokracia.com/