Lajme
Kur LVV e Kurtit me video thoshte se zgjedhjet në veri janë kërkesë e Serbisë
Demokracia
11:13 | 02 Gusht 2023

Share:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim gjatë ditës së djeshme për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit, që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit: Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut. 

Por, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, vetëm pak javë më parë nëpërmjet një videoje propagandistike thoshte se zgjedhjet në veri janë kërkesë e Serbisë, shkruan Demokracia.com.

LVV-ja, dje përmes një video propaganduese dhe akuzuese, thoshte se partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja në veri porsi si Serbia. Megjithatë, në pjesën ku akuzohet opozita nga Lëvizja Vetëvendosje është injoruar tërësissht deklarata e Kurtit për zgjedhjet në veri.
Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.

“Qtetarët nuk janë të izoluar, por hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit”, thuhet ndër të tjerash në video.

“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja.”, thuhej në postim. /Demokracia.com/

Të ngjashme