Arsim Lani, gazetar dhe moderator në T7, ka bërë një gjest interesant në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosovës, të cilës javën e kaluar Qeveria Kurti ia pezulloi certifikatën e biznesit.
Në një postim në profilin e tij, Lani ka treguar se këtë të hëne, emisioni i tij “Frontal” do të mbahet nga studioit e Klan Kosovës.
Ai ka shkruar “jemi një”.
“Emisionin Frontal sot e transmetojme nga studiot e Klan Kosoves.” – shkroi moderatori Lani.