ShowBiz
Madonna flet për sëmundjen e saj dhe ka një mesazh për të gjitha nënat
Demokracia
13:29 | 31 Korrik 2023

Share:

Muaji i fundit nuk ka qenë i lehtë për Madonna-n, por do të ishte edhe më i vështirë pa ndihmën e miqve.

Ajo u shtrua në spital në fund të muajit të kaluar, pasi u gjet e pavetëdijshme dhe të vjella.

Mjekët zbuluan se ishte prekur nga një infeksion i rëndë bakterial.

Turneu i saj mbeti pezull për këtë shkak.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Madonna postoi një foto të përqafimit të saj me fëmijët David Banda dhe Lourdes Leon.

“Si nënë, ju mund të gjendeni gjithmonë përballë nevojave të fëmijëve tuaj dhe t’u jepni atyre pafund…

Por kur unë isha keq, fëmijët e mi u gjendën vërtet për mua. Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Kjo bëri të gjithë ndryshimin. Po ashtu edhe dashuria dhe mbështetja nga miqtë e mi”.

Madonna shton në fund se ndihet me fat që është gjallë dhe që ka pranë njerëzit e dashur.

Turneu? Datat do të riplanifikohen.

Të ngjashme