Chelsea dhe Newcastle United luajtën baras në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndeshja e zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Nicolas Jackson kaloi fillimisht “Blutë” në epërsi, me golin e shënuar në minutën e 12-të.
Shifrat u barazuan në fundin e pjesës së parë përmes Miguel Almiron, i cili shënoi në minutën e katërt shtesë – 45+4’.
Chelsea miqësoren e radhës do ta luajë pas tri ditësh, ndaj Fulhamit.
Ndërsa, Newcastle United do të takohet me Brighton Hove & Albion.