Lajme
Vuçiq mburrej se punon të dielave, por një detaj në foto bëri presidenti serb të tallet masivisht në rrjetet sociale
Demokracia
15:27 | 24 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram në të cilën mburrej se punon edhe të dielave, mirëpo një detaj ka shkaktuar shumë tallje në rrjetet sociale, shkruan Klix i Sarajevës.

Në përshkrimin e fotografisë, Vuçiq ka shkruar se është e diel, ora 8 e mëngjesit dhe se “është koha ideale për të rishikuar të gjitha letrat dhe materialet dhe për të pastruar tryezën para javës që vjen”.

“Na presin shumë gjëra të mira në ditët në vijim, nga hapja e fabrikave të reja e deri te vendosja e trafikut në seksionin e parë të autostradës mes Nishit dhe Prokuplës, deri në Meroshinë. Serbia po ecën përpara dhe nuk dëshiron të ndalet”, tha Vuçiq.

Megjithatë, një detaj “ra në sy të përdoruesve të rrjeteve sociale”.

Gjegjësisht, në tavolinën e Vuçiqit ishte një pemë e stolisur e Krishtlindjeve, edhe pse Krishtlindjet kishin kaluar më shumë se shtatë muaj më parë.

“23. korrik, dhe ai ka një pemë të Krishtlindjes të zbukuruar në komodinë. Dhe kam nevojë që ai të besojë se di të organizojë diçka”, shkruajnë përdoruesit.

Të ngjashme