ShowBiz
Ardit Gjebra zbulon bashkë-prezantuesen e tij në Kënga Magjike 2021
Demokracia
12:16 | 07 Maj 2021

Share:

Këngëtarja nga Shqipëria, Marsela Çibukaj do të jetë bashkëprezantuese me Ardit Gjebrean në netët finale të Këngës Magjike.

Netët gjysmëfinale do të mbahen më 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në Instagram, Ardit Gjebrea njoftoi se shoqërusja e tij në prezantimin e netëve më të rëndësishme të spektaklit do të jetë Marsela Çibukaj.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021. Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”, shkroi moderatori në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqeshin ai dhe Marsela duke pirë verë.

Gjatë muajit shkurt Ardit Gjebrea ishte i infektuar me Covid-19 dhe i besoi programin “E diela shqiptare”, Marselës e cila mahniti të gjithë me performancën e saj. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/COi4xM0BMBD/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme