24 vjet pasi ato u kryen, me ligj u mundësua që krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë të hetohen e dokumentohen.
Këtë punë do ta kryejë instituti, krijimi i të cilit mori “aminin” final parlamentar të enjten.
Por, funksionimi i plotë i tij që pason me punën në terren zor se do të ndodhë sivjet, njofton Klan Kosova.
Nga ekzekutivi i thanë televizionit se pas hyrjes në fuqi të ligjit, brenda gjashtë muajsh me akte nënligjore do të rregullohet struktura funksionale e institutit.
Kjo mund të jetë periudhë shumë e gjatë për dëshmitë që synohet të mblidhen, andaj nga Qeveria po kërkohet të veprojë më me urgjencë.