Në një video gati tre minuta me një muzikë në prapavijë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se ka vizituar zyrtarët policorë në veri të vendit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se “vendosmëria e policisë përbën një nga garancitë e republikës”.
“Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, tha ai.
Postimi i plotë:
Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.
Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!