Lifestyle
Këto lloje të emocioneve janë të rrezikshme për shëndetin
Demokracia
23:13 | 06 Maj 2021

Share:

E dini mirë që gjendje të caktuara emocionale ndikojnë tek shëndeti ynë. Sërish, është e pamundur t’i shpëtojmë ditëve kur ndihemi të rënë moralisht, por nëse doni të jetoni gjatë dhe mirë, kujtojani vetes që asnjë nga emocionet më poshtë s’është në anën tuaj. Më pas, reflektoni!

 

Ankthi

 

Fillimisht ndikon te plakja më e hershme, rrit tensionin, jep dhimbje gjoksi dhe dobëson sistemin imunitar. Personat me ankth kanë tendencë të mos kujdesen për veten, të flenë keq, të mos hanë në mënyrën e duhur.

 

Vetmia

 

Kjo gjendje rrit presionin e gjakut, nivelet e hormoneve të stresit dhe influencon në cilësinë e gjumit. Mund të dëmtohet edhe sistemi imunitar.

 

Shoku

 

Një traumë psikologjike, ndryshon strukturën e trurit, duke sjellë pasoja që ndikojnë në prishjen e gjumit, probleme seksuale, mungesë energjie dhe dhimbje kronike.

 

Trishtimi

 

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvard-it, është e mundur të vdesësh nga një dhimbje psikologjike shumë të fortë, pasi rritet mundësia për atak kardiak dhe hemorragji cerebrale.

 

Mëria

 

Sjell ndryshime fiziologjike ende të pashpjeguara saktësisht, që mund të pesëfishojnë rrezikun e pasjes së një ataku kardiak dhe trefishojnë mundësinë e hemorragjisë cerebrale, 2 orë pas një shpërthimi zemërimi, transmeton Anabel.

Të ngjashme