Lajme
DOKUMENT| Komuna e Malishevës shpenzon rreth 30 mijë euro për karrige
Demokracia
14:01 | 18 Korrik 2023

Share:

Komuna e Malishevës ka vendosur të shpenzojë rreth 30 mijë euro për blerjen e karrigeve.

Komuna që udhëhiqet nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate, ka nënshkruar kontratë për blerjen e 114 karrigeve për stafin e administratës.

Për këtë tender kanë ofertuar katër kompani, ndërsa kontratën për furnizim me karrige e ka fituar “Kater A” nga Prishtina, e cila do të përfitojë plot 29 mijë e 670 euro, shkruan Demokracia.com.

Nga kjo kontratë do të blihen 15 karrige statike, 93 lëvizëse dhe 6 ulëse pritjeje për 4 persona.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik thuhet se këto karrige duhet të jenë lëvizëse dhe statike, me mundësi uljeje dhe ngritjeje, si dhe të kenë mbështetëse për duar.

Po ashtu, komuna e Malishevës ka kërkuar që karriget të jenë të ngjyrës së zezë.

Në dosje është bërë i ditur edhe lloji i karrigeve që duhet të blihen. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme