Lajme
Kontratat një burimore rriten për 26 milionë euro në vitin 2022
Demokracia
10:00 | 18 Korrik 2023

Share:

Tenderët një burimor kanë shënuar rritje gjatë vitit 2022. Kështu bëhet e ditur në raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Vlera e tendërve një burimor është rritur në 14 për qind apo për 26 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Çka thotë raporti?

Gjatë vitit 2022, institucionet e Kosovës ka nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata publike apo 403 kontrata publike më shumë se në vitin 2021, me vlerë 559 milionë eurove.

Sipas raportit të KRPP-së, del që përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës është rritur për dallimi nga vitit 2021.

Këtë viti, kjo lloj procedure e cila nuk rekomandohet dhe e cila vlerësohet që ofron mundësi të keqpërdorimeve, ka shënuar rritje prej 14 për qind.

78 milionë e 569 mijë euro është vlera e kontratave që janë nënshkruar duke u praktikuar procedura e tenderëve një burimor, ndërsa në vitin 2019, kur në pushtet ishin qeveri të tjera, vlera e tyre ishte 68 milionë e 443 mijë euro.

“Vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës së hapur gjatë vitit 2022 është 437,134,994.55 €, derisa sipas procedurës së kufizuar gjatë vitit 2022 18,584,229.24 €. Vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës konkurs projektimi, gjatë vitit 2022,është 877,422.00€, dhe sipas procedures konkurruse me negociata, gjatë vitit 2022 është 12,458,937.25 €, kurse sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës është 78,569,183.51€ dhe vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës kuotim i çmimeve, gjatë vitit 2022, është 8,990,362.60 €. Ndërkaq, sipas procedurës për vlerë minimale, vlera e kontratave të nënshkruara, gjatë vitit 2022,është 2,402,784.75 €”, thuhet në raportin vjetor të KRPP-së.

Të ngjashme