Lajme
Njeriu i Kurtit, Faruk Mujka, arrestohet si dyshuar për korrupsion
Demokracia
10:18 | 14 Korrik 2023

Share:

Është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, deri sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, raporton Betimi për Drejtësi.

Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025