Lajme
Gjenden tre trupa në Mitrovicë të Veriut të zhdukur nga lufta
Demokracia
17:52 | 12 Korrik 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë gjetur tre trupa në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, që sipas saj janë persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se zhvarrimi i trupave është bërë nga ekspertet e IML-së, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC.

Ajo tutje ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.

Postimi i plotë:

3 trupa të gjetur sot në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut!

Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.

Pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorezohen familjarëve.

Falenderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!

 

Të ngjashme