Kuvendi Komunal i Rahovecit raportohet se ka shkarkuar kryesuesin Defrim Kafexhiu, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Paparaci” raporton se 27 anëtarë ishin prezentë në seancën e jashtëzakonshme dhe 16 votuan pro shkarkimit të tij.
Kafexhiu, raportohet se ka deklaruar që se kryetari i Komunës dëshiron të jetë edhe kryesues i Kuvendit, dhe se një gjë e tillë, është e patolerueshme.
“Kryetari është i zgjedhur me shumicën e votave dhe i dal prej zgjedhjeve të rregullta, ama kryetari po do me votat e veta të udhëheq edhe Kuvendin. Duhet të mësoj dallimin. Duhet të mësoj rëndësinë e Kuvendit, Duhet të mësojë rëndësinë e të zgjedhurve të tjerë, sepse ne nuk jemi emëruar prej tij sepse qytetarët votuan edhe për Kuvendin, andaj duhet respektuar. E di që arsyeja për shkarkim është vetëm forma e qeverisjes së kryetarit, nuk po do me pas një organ institucional që ai të mos e diktojë, ai do një kryesues që e dëgjon kujt e tek me ia dhënë fjalën, kur t’i nxjerrë pikat në votim, e kur me mbyll seancën. Ai do me qenë edhe kryetar Komune dhe kryesues i Kuvendit, kjo është e pa tolerueshme.” – citohet të ketë thënë ai.